Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Kukësi rikthen trajnerin Emiljano Çela

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Kukësi rikthen trajnerin Emiljano Çela
Emiljano Çela

Emiljano Çela është trajneri i ri i Kukësit. Pas largimit të Ilir Spahiu për arsye familjare, verilindorët kanë rikthyer në krye të pankinës, teknikun 39-vjeçar i cili ka shumë eksperiencë.

Çela e ka dretjuar Kukësin edhe sezonin e shkuar në Superiore, në 3 sfida. Ndërsa tashmë, do ta drejtojë atë në Kategorinë e Parë. Lajmin për emërimin e tij si trajner, e ka bërë të ditur vetë klubi verilindor.

Njoftimi i klubit të Kukësit:

Futboll Klub Kukësi njofton se Emiljano Çela do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë! Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje me trajnerin, i cili rikthehet në Kukës pas eksperiencës gjatë sezonit të shkuar.

Në staf me Emiljano Çelën, do të jetë edhe Bekim Kuli në rolin e ndihmës trajnerit si edhe Ervis Koci në rolin e trajnerit të portierëve.

Prezantimi i Çelës para mediave do të bëhet ditën e sotme në orën 16:00 në ambientet e stadiumit "Kukës Arena".

Klubi i Kukësit mirëpret Çelën në krye të stolit dhe njëkohësisht i uron suksese trajnerit dhe stafit të ri teknik!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga