Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ “Keqardhje që nuk ia dolëm dot, por ky është futbolli”, kapiteni njofton largimin nga skuadra: Duhet ta brakstisja i fundit ekipin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Keqardhje që nuk ia dolëm dot, por ky është
Jurgen Goxha

Jurgen Goxha nuk do të jetë më pjesë e Besës së Kavajës. Ish-futbollisti i Egnatias ka zyrtarizu largimin nga kavajasit.

Aventura e 32-veçarit në Kavajë ka zgjatur vetëm 1 sezon dhe tashmë palet mes tyre kanë ndarë rrugët. Durrsaku falenderon drejtuesit për mundësinë e dhënë, ndërsa iu uron ngjitjen në Superiore në 100 vjetorin e klubit.

“Faleminderit Besa, kënaqësi të isha pjesë e juaja. Falenderoj presidentin Bizhdili dhe kryetarin e Bashkisë për mundësinë e dhënë. Gjithashtu falenderoj dhe tifozët kavajas që më bën të ndihem si në shtëpi. Shpresoj që këtë vit që është edhe viti i 100 vjetorit Besa të jetë në Superligë sepse i mungon. Keqardhje që se arritëm dot me një grup të bukur që formatuam, por ky është futbolli. Me respekt kapiteni juaj që duhej ta braktiste i fundit ekipin”, ka shkruar Goxha.

ZYRTARE/ “Keqardhje që nuk ia dolëm dot, por ky është
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga