
KF Laçi
Laçi vazhdon përforcimet në këto ditë të fundit të merkatos. Kurbinasit kanë transferuar një mbrojtës.
Harrison Jiakponna është futbollisti më i ri i bardhezinjve, i cili do të jetë një armë më shumë për kurbinasit në këtë sezon që do të luajnë në Kategorinë e Parë. 24-vjeçari në të kaluarën ka luajtur në Turqi dhe Kroaci me ekipe si Menemenspor dhe Zagorec e Dubrava.
“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen me futbollistin 24-vjeçar nga Nigeria, Harrison Jiakponna. Mbrojtësi ka qenë më parë pjesë e ekipeve si NK Dubrava dhe NK Zagorec në Kroaci, si dhe Menemenspor në Turqi.
KF Laçi i uron mirëseardhjen dhe i uron suksese me fanellën bardhezi!”, ka njoftuar klubi.
View this post on Instagram
Poll