Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Autor i 19 golave, sulmuesi e mbyll në Kategorinë e Parë për t’u transferuar në kryeqytet

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Autor i 19 golave, sulmuesi e mbyll në Kategorinë e Parë
Kategoria e Pare

Peter Itodo Mandela nuk do të jetë më pjesë e Luzit. Sulmuesi nigerian ka vendosur të largohet nga ekipi i Kategorisë së Parë, teksa aludohet për një kalim të tij në kryeqytet, me Dinamon që është shumë pranë firmës me të.

Itodo Mandela zhvilloi një sezon fantastik me Luzin në Kategorinë e Parë, ku në 35 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, 20-vjeçari ka shënuar plot 19 gola. Teksa lajmin për largimin e tij nga Luzi e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi në Instagram ku shkruan:

“Udhëtimin tim me Luzin i ka ardhur fundi, por dashuria dhe respekti im për ju do të jetë gjithmonë! Dua t’ju falenderoj të gjithëve, shokët e skuadrës, trajnerin, stafin dhe tifozët për momentet që kemi ndarë së bashku, ju djem keni sjellë më të mirën te unë në këtë sezon… Unë do bëj tifo për ju dhe e di që ky klub do të ketë një të ardhme të shkëlqyer. Dashuri dhe paqe”, shkruan Itodo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Itodo Mandela (@itodomandela)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga