
Ardit Nikaj
Ardit Nikaj është futbollisti më i ri i Wisla Krakow. Sulmuesi 23-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Skënderbeun, për të nisur një të re në ligën e dytë polake.
Nga korçarët te Wisla, Nikaj do të jetë në formë huazimi deri në verën e vitit të ardhshëm. Megjithatë, klubi polak që ka fituar 22 trofe, ka të drejtën e blerjes, në rast se sulmuesi 23-vjeçar do të bindë me paraqitjet e tij.
Kujtojmë se Nikaj e ka nisur karrierën e tij te Vllaznia, duke luajtur deri te ekipi U19. Më pas, sulmuesi u bashkua me Skënderbeun, me të cilët luajti nga 2021-shi e deri më sot.
View this post on Instagram
Poll