
Pas shumë vitesh në elitë, Laçi ra në Kategorinë e Parë pas rezultateve të dobëta në Superiore. Megjithatë, synimi i kurbinasve është ngjitja sërish në elitë.
Pak më parë Laçi ka bërë të ditur dhe afrimin e parë në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Isaac Lawal Afolabi. Mbrojtësi nigerian ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me bardhezinjtë e Kategorisë së Parë.
Njoftimi zyrtar i Laçit:
KF Laçi njofton afrimin e parë të merkatos për sezonin e ri!
Isaac Lawal Afolabi i bashkohet bardhezinjve menjëherë pasi palët kanë arritur marrëveshjen për katër sezonet e ardhshme.
Mbrojtësi i majtë nga Nigeria është aktivizuar rregullisht me ekipin e Abia Ëarriors në elitën nigeriane dhe është gati t’i bashkohet ekipit tonë në këtë aventurë të re.
KF Laçi i uron suksese 18-vjeçarit me fanellën bardhezi!
