
Burreli vazhdon të jetë mjaft aktiv në merkato. Matjanët kanë arritur të bëjnë një afrim ‘big’, teksa kanë firmosur me ish-futbollistin e Teutës.
Bëhet fjalë për Silvestër Shkallën. Ky i fundit pas aventurës te Flamurtari do të vazhdojë karrierën te Burreli. Mbrojtësi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Teutës, Bylisit, Kastriotit dhe së fundmi Flamurtarit.
“Zyrtare: Klub Futboll Burreli njofton afrimin e rradhes per skuadren tone behet fjale per qendermbrojtesin Silvester Shkalla.Mbrojtesi Ka nje karrier te gjere qe ka luajt me ekipe me plot eksperience me ekipe si Flamurtari Kastrioti Bylis Teuta Dinamo.I urojme mire se ardhjen Silvesterit ishalla na ecen mbare kete sezon ???????????????????? “, ka shkruar Burreli.
View this post on Instagram