
Lushnja është një nga skuadrat që do të luftojë në 2 ndeshjet e fundit të sigurojë një vend në “Play-Off”. Aktualisht lushnjarët kanë kuotë të njëjtë pikësh me Apoloninë, 43, me fierakët që ndodhen në vendin e 6-të në klasifikim.
2 sfidat e mbetura do të jenë vendimtare për Lushnjen për ‘Play-Off”. Fillimisht në kuadër të javës së 32-të do të presin në shtëpi Korabin, ku fitorja është mëse e detyrueshme për ta.
Kjo pasi lushnjarët shpresojnë te një hap fals i Apolonisë, duke marrë parasysh edhe përballjen direkte që do të kenë mes tyre në javën e fundit, për të qenë ata mes ekipeve që renditen në “Play-Off”.
Për të arritur diçka të tillë, skuadra vazhdon intensivisht përgatitjet për duelin me Korabin, teksa klubi ka ndarë edhe një video në rrjetet sociale nga seanca stërvitore.