Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ PLAS në Korçë! Tifozët e Skënderbeut s’e pranojnë dot humbjen, sulmojnë lojtarët e Laçit gjatë festës së titullit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ PLAS në Korçë! Tifozët e Skënderbeut s’e
Pamje pas ndeshjes Skënderbeu - Laçi

Laçi u shpall sot kampion i Kategorisë së Parë, duke mposhtur Skënderbeun me shifrat 0-1 në Korçë, në sfidën e vlefshme për javën e fundit të kampionatit. Por fundi i këtij dueli pati edhe incidente.

Në mënyrë të turpshme dhe të paprecedentë, tifozët vendas filluan të godisnin lojtarët kurbinas me shishe, gjatë festës që këta të fundit po bënin para pjesës së tribunës ku ndodheshin mbështetësit e tyre.

Madje, para sulmit ndaj lojtarëve, i njëjti veprim u bë edhe karshi arbitrave të ndeshjes. Pamjet e publikuara nga “PanoramaSport” tregojnë qartë irritimin e korçarëve, të cilëve u “iku nga duart” titulli kampion.

Kujtojmë që deri më sot, Skënderbeu mbante vendin e parë. Mirëpo, goli i Arlind Kurtit në “frymën e fundit” bëri që trofeu të ndryshonte destinacion dhe të përfundonte në Laç.

Pamje pas ndeshjes Skënderbeu-Laçi (VideoCredits: PanoramaSport)

Poll

Lexo gjithashtu