
Ditën e sotme, Pogradeci arriti një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë Play Off të Kategorisë Superiore. Skuadra liqenore mposhti në transfertë Burrelin me rezultatin minimal falë golit të realizuar nga Jeton Krasniqi në minutën e 21-të të takimit.
Me fitoren e sotme, Pogradeci ditën e hënë do të përballet me Besën e Kavajës që siguroi kualifikimin falë barazimit me Apoloninë me shifrat 1-1. Fitorja e ditës së sotme ndaj Burrelit në transfertë është bërë e madhe në kampin e skuadrës liqenore.
Festa ka nisur që pas përfundimit të takimit në Burrel, klubi i Pogradecit ka nisur festën me synimin për të mposhtur dhe skuadrën e Besës së Kavajës.
Fitorja e ditës së sotme ka entuziasmuar dhe presidentin e Pogradecit, i cili ka shpërblyer lojtarët të gjithë me premio. Në videot më poshtë shihet dhe festa e madhe e kampit të klubit të Pogradecit, nga drejtuesit e deri tek lojtarët liqenorë.