Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Vëmendja në Laç dhe Pogradec, njihuni me sfidat e ditës së sotme në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
Vëmendja në Laç dhe Pogradec, njihuni me sfidat e ditës
Kategoria e Pare

Kategoria e Parë ditën e sotme do të luajë 2 ndeshje që janë të vlefshme për javën e 6-të të kampionatit. Duele interesante që do të startojnë në orën 14:00.

Laçi pret Apoloninë, me kurbinasit që do të synojnë pas humbjes me Skënderbeun të rikthehet te fitorja në kampionat. Ndërkohë nga krahu tjetër fierakët tentojnë vazhdimësinë dhe ndaj bardhezinjve janë gati për një tjetër 3 pikësh.

Paralelisht në Pogradec luhet një tjetër përballje interesante. Pogradeci do të sfidojë Luftëtarin, me ekipin e Ard Memës që luajë për triumfin. Gjirokastritët nga ana tjetër nuk e njohin ende fitoren dhe në Pogradec do të luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për 3 pikët e para sezonale në kampionat.

Vëmendja në Laç dhe Pogradec, njihuni me sfidat e ditës
 

 

Poll

Lexo gjithashtu