
Partizani - Vllaznia, "Arena e Demave"
Ditën e sotme do të luhet ndeshja e fundit e javës së 20-të të Kategorisë së Parë. Erzeni do të presë Burrelin në një duel mjaft interesant mes tyre.
Takim ky që do të luhet në kryeqytet në orën 12:00. E gjithë vëmendja do të jetë në “Arenën e Demave”, aty ku ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e fitores.
Shijakasit pas fitores së parë sezonale ndaj Besës së Kavajës, ditën e sotme do të tentojnë një tjetër 3 pikësh për të shpresuar deri në fund te mbijetesa. Ndërkohë nga krahu tjetër matjanët do të luajnë “all-in” për triumfin, pasi synojnë të “blindojnë” vendin e 4-të në klasifikim.
Poll