Pak orë më parë, Vangjel Zguro doli me një postim në Instagram, ku në storyn e shpërndarë tregoi hapur qëndrimin e tij, sa i takon zhurmës që shkaktuar mediatike lidhur me një tension të krijuar brenda klubit mes tij dhe trajnerit Emiljano Çela.
Nën ritmin e hitit "Icon" të reperit Rigels Rajku, njohur ndryshe me emrin artistik "Noizy", Zguro e quajti veten të pazëvendësueshëm, indikatorë që shpjegojnë qartë se sa të rëndësishëm e sheh ai veten për Pogradecin.
Mirëpo, një postim i bërë po nga klubi pogradecar, shërben si një kundërpërgjigje ndaj kapitenit, pasi faqja zyrtare ka rikthyer në kujtesë për tifozët, shansin e artë të tij të humbur përballë portierit, në atë humbje 0-2 ndaj Laçit.
"Për liqenorët, ky ishte një shans i artë i shpërdoruar, një moment ku fati ishte në këmbët e kapitenit dhe për pak çaste, gjithçka mund të kishte qenë ndryshe", shkruajnë liqenorët në Facebook.
Një veprim i tillë mund të simbolizojë shumë nënkuptime, por tek skuadra duhet t'i lënë mënjanë mëritë e momentit për t'u përqëndruar në mbylljen e sezonit, pasi ngjitja në elitë është ende e garantuar përmes play-off.

