Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Tensione mes tij dhe trajnerit të Pogradecit? Vangjel Zguro REAGON në rrjetet sociale (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Tensione mes tij dhe trajnerit të Pogradecit? Vangjel Zguro REAGON në
Vangjel Zguro

Vangjel Zguro ka bërë një reagim në rrjetet sociale, teksa “vorbulla” e mediave zien lidhur me një “përplasje” mes tij dhe trajnerit Emiljano Çela te Pogradeci.

Dyshja janë konfrontuar së bashku në javën që liqenorët janë duke u marrë me përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat përballë Skënderbeut, dhe ky moment “tensioni” ngre shqetësime në një situatë ku duhet grupi i bashkuar për të vijuar punën drejt objektivit ngjitje në Superiore.

Për këtë arsye, vetë klubi ka vendosur të pezullojë pa afat liderin e skuadrës, ndërsa në anën tjetër Zguro ka zgjedhur që këtyre zhvillimeve t’u përgjigjet me një postim të bërë në Instagram.

Më saktë, 34-vjeçari ka rishpërndarë një post të vjetër që daton në 5 nëntor të vitit 2023, teksa këtë herë fotos i ka dhënë një tjetër ritëm duke i bashkangjitur hitin e reperit Noizy “Icon”. Ndoshta në këtë mënyrë, Zguro tregon se përtej gjithçkaje, ai është më i vendosur se kurrë për të çuar deri në fund misionin për të kthyer në elitë Pogradecin.

Tensione mes tij dhe trajnerit të Pogradecit? Vangjel Zguro REAGON në
Postimi i Vangjel Zguros në Instagram

 

Poll

Lexo gjithashtu