Te Erzeni kanë nisur të lëvizin “gurët” për sezonin e ri. Shijakasit kanë “piketuar” një emër të njohur për stolin e ekipit.
Sipas "Erzeni ndër vite" në “pole-position” është Nevil Dede. Ky i fundit ka eksperiencën e duhur për t’u ulur në stolin e shijakasve,ku do të ishte një rikthim në Shijak, pasi është pikërisht Dede që i ngjiti në Superiore.
Kujtojmë se Dede u shpall kampion me Elbasanin në sezonin e kaluar, teksa u largua nga drejtimi i verdhebluve vetëm pak javë më parë. Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdin dhe nëse 49 vjeçari do të jetë sërish protagonist në Kategorinë e Parë apo jo.
Poll