Kategoria e Parë asshtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë. Takime mjaft interesante janë në program për t’u zhvilluar. Ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e javë së 16-të, teksa në fushë do të zbresin të shtunën dhe të dielën.
4 ndeshje do të luhen ditën e shtunë në orën 13:30. Burreli do të presë në shtëpi skuadrën e Kastriotit, ndërsa Erzeni pret Pogradecin. Valbona do të luajë në transfertëndaj Kukësit, ndërsa Vora do të presë Korabin.
Ditën e dielë do të zhvillohen 2 takimet e tjera. Apolonia do të duelojë me Flamurtarin , ndërsa Besa do të përballet me Lushnjen.
Poll