Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Te Pogradeci të “karikuar”, ndaj Korabit për një tjetër fitore

Shkruar nga NEWSPORT
Te Pogradeci të “karikuar”, ndaj Korabit për një
Pogradeci

Pogradeci do të luajë një ndeshje shumë delikate ditën e sotme, teksa do të presë në shtëpi skaudrën e Korabit.

Duel ky i vlefshëm për javën e 25-të të kampionatit dhe që do të luhet ditën e dielë në orën 14:00. Takim shumë i rëndësishëm për ekipin e Emiliano Çelës.

Skuadra po kalon një formë mjaft të mirë në javët e fundit dhe Pogradeci do të tentojë fitoren e 4-të rresht për të mbajtur kështu hapin e Laçit dhe Skënderbeut. 

Gjithashtu klubi bën thirrje për mbështetje nga tifozët në këtë përballje të rëndësishme.

“Ju presim sot në stadium ora 14:00. Mos mungoni! Liqenorët janë mëse pozitivë për një tjetër fitore”, ka shkruar klubi.

Aktualisht siç dihet liqenorët janë në vendin e 3-të me 49 pikë. Kanë 5 më pak se Laçi dhe 8 më pak se Skënderbeu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Pogradeci Faqja Zyrtare (@kfpogradecii)

c
Poll

Lexo gjithashtu