Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Spikat SUPERSFIDA për kreun e renditjes, 2 ndeshje “zjarr” në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
Spikat SUPERSFIDA për kreun e renditjes, 2 ndeshje “zjarr”
Kategoria e Pare

Ditën e sotme do të luhen ndeshjet e fundit të javës së 14-të të Kategorisë së Parë. 2 sfida mjaft të rëndësishme dhe shumë të luftuara do të luhen në orën 13:30.

Vora – Flamurtari është supersfida e Kategorisë së Parë. Kjo ndeshje vë përballë 2 rivalë direkt për kreun e klasifikimit dhe diferenca prej 1 pike bën që kjo sfidë të jetë mjaft e rëndësishme. Skuadra e Arian Bellait synon fitoren në shtëpi dhe për të marrë vendin e parë, ndërsa nga krahu tjetër “djemtë” e Andrea Agostinellit duan fitore për të qëndruar në krey.

Nga kjo përballje mund të përfitojnë Besa. Kavajasit presin në shtëpi skuadrën e Pogradecit dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë për këtë javë. Ashtu si Vora edhe Bes aka 31 pikë dhe ndodhet vetëm 1 pikë pas Flamurtarit. Në këtë mënyrë fitorja për kavajasit është më shumë se detyrim. Nga krahu tjetër miqtë do të luftojnë për rezultat pozitiv për të rimarrë vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit, pozicion që të çon në “play-off”.

Spikat SUPERSFIDA për kreun e renditjes, 2 ndeshje “zjarr”
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga