
Kategoria e Parë fundjavën që kaloi mbylli ndeshjet e javës së 6-të të kampionatit. Rezultatet e marra në këtë javë kanë konfirmuar ekipet pretendente në krye të klasifikimit, ndërsa kanë zhgënjyer ekipe të tjera.
Kështu Skënderbeu është thuajse përfekt në këtë sezon. Korçarët vazhdojnë të “korrin” sukses në këtë kampionat, teksa kanë grumbulluar 16 pikë. Kjo tregon se ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka është shumë i fortë për ekipet e tjera.
Me 6 pikë më pak ndodhet Laçi, me kurbinasit që janë edhe rivali i tyre për ngjitjen në Superiore. Iliria vazhdon të Ssrprizojë në këtë sezon, teksa ndodhen si forcë e 3-të e kampionatit me 10 pikë, po aq sa Laçi.
Ndëkrohë Apolonia është në “top-4”-she me 9 pikë, e ciola ndiqet nga Lushnja, Pogradeci e Burreli me nga 8 pikë. Korabi dhe Luftëtari pas fitoreve në javën e 6-të shkojnë në kuotën e 7 pikëve dhe mbajnë vendet e 8-të dhe 9-të.
Kukësi me 4 pikë ndodhet në vendin e 10-të, ndërsa me nga 2 pikë janë Besa e Kastrioti që mbyllin kështu klasifikimin.
