Nuk ka pasur fitues sfida Skënderbeu – Luftëtari, e përfunduar 1 – 1, java e 18-të. Edhe pse në “letër” korçarët ishin favoritët e mëdhenj për të marrë 3 pikët, nuk ia dolën kundër ekipit të Bledar Devollit.
Pjesa e parë nuk pati shumë histori, ndonëse vendasit ishin disis më kërkues. Në fraksionin e dytë, erdhën golat dhe penalltitë. Në minutën e 53-të, Abiodount humb rasin e “artë” për të kaluar në avantazh “Ujqërit” përmes 11-metërshit.
Më pas, në minutën e 73-të, Nyanguila zhbllokoi shifrat dhe i jep epërisinë Luftëtarit. U mendua se skuadra gjirokastrite e kishte “hipotekuar” fitoren, por Gjini nuk mendoi kështu, goli i barazimit. Skënderbeu i Gjokës zhgënjen, ndërsa Luftëtari jep “sinjale” shprese për mbijetesën në Kategorinë e Parë.
Goli i Nyanguila
Goli i Gjinit
Formacionet
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Akpama, Abubakar, Vangjeli, Janaqi, Estrela, Çuçka, Ukiçi, Shaqe, Abidun
Trajner: Ernest Gjoka
LUFTËTARI: Tahri, Çulli, Tirso, Diamanti, De Oliveira, Mnatsakanian, Solomon, Niangula, Bajraktari, Ikeoça, Zani.
Trajner: Bledar Devolli
