
Skuadra e Erzenit po “shpërbëhet” dita-ditësh. Një tjetër lojtar ditën e sotme ka njoftuar largimin nga shijakasit.
Alessandro Kacbufi nuk do të jetë më pjesë e Erzenit, me 23-vjeçarin që ka vendosur të largohet ga ekipi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kacbufi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Mbrojtësi falenderon klubin për mundësinë e dhënë dhe i uron skuadrës ngjtjen sa më të shpejtë në Superiore. Kujtojmë se Kacbufi u transferua nga Egnatia te Erzeni në merkaton e verës së kaluar.
“Sot njoftoj largimin nga ekipi i Erzenit me shum respekt dhe dashamiresi per te gjith tifozet ,stafin ,shoket e ekipit ,njerezit qe me kane mbeshtetur dhe me ne krye presidencen.I uroj ngjitje sa me te shpejt ne superlig dhe suksese????????”, thuhet në postim.
Në këtë sezon me shijakasit ia doli të luante në 28 ndeshje mes Kupës, kampionatit dhe Conference League, ndërsa ia doli të shënonte 2 gola dhe të dhuronte edhe 1 asist.
View this post on Instagram