
TV
Kategoria e Parë rikthehet sërish pas pushimit të Kombëtareve. Nesër dhe pasnesër luhen sifdat e javës së 3-të me përballje mjaft interesante. RTSH ka përzgjedhur 2 ndeshjet që do të transmetojë në kanalet RTSH 2 dhe Sport.
Kryendeshja e javës është Flamurtari – Vora e cila do të luhet të enjten në orën 16:00 dhe do të transmetohet në RTSH Sport. Vlonjatët kërkojnë fitoren e rradhës për të ndjekur kreun ndaj Vorës e cila ka pikë të plota.
Të mërkurën, mes sfidave të tjera është Kastrioti – Lushnja e cila do të transmetohen në RTSH 2. Lagunarët synojnë të vijojnë ecurinë pa humbje ndaj krutanëve që kanë vetëm 1 pikë në 2 ndeshjet e para.

Poll