Kategoria e Parë
Ka ndryshime në axhendën e javës së 20-të të Kategorisë së Parë. Një prej sfidave i është ndryshuar zyrtarisht dita e zhvillimit.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ndeshja e javës 20 të Kategorisë së Parë, Skënderbeu – Kastrioti, e planifikuar më 31 janar 2026, ora 16:30, do të zhvillohet ditën e premte, më 30 janar 2026, ora 13:30 në stadiumin “Skënderbeu”.
Ky vendim është marrë për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme që pritet të jenë të shtunën në qytetin e Korçës.
Poll
