Pogradeci prej ditësh tashmë vazhdon intensivisht përgatitjet për ndeshjen e parë të vitit 2026. Liqenorët përgatiten nën urdhrat e Emiliano Çelës, teksa fokusi maksimal është te përballja me Besën e Kavajës.
Takim i cili do të luhet ditën e shtunë, në orën 13:30. Takim i vlefshëm për javën e 18-të të kampionatit dhe ku Pogradeci do të luajë “all-in” për fitoren.
Siç dihet liqenorët janë një nga ekipet pretendente për t’u ngjitur në Superiore dhe aktualisht ndodhen në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me 32 pikë, 1 më pak se Laçi i vendit të dytë.
Një përballje shumë delikate kjo ndaj Besës, me skuadrën e Celës që është e “denuar” vetëm për fitoren në shtëpi, ku fitorja vlen më shumë se 3 pikët.
View this post on Instagram
