Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Pogradeci ekip serioz, objektivi ishte t’u largonim nga ata!” Sensoy e thotë troç pasi u shpallën kampionë: Skënderbeu nuk do të kishte shanse të fitonte sot nëse...

Shkruar nga NEWSPORT
“Pogradeci ekip serioz, objektivi ishte t’u largonim nga ata!”
Trajneri i Laçit, Naci Sensoy dhe gazetarja Sabina Mete

Laçi ka fituar në transfertë përballë Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë së Parë, duke u shpallur kampion. Sfida e zhvilluar në Korçë, përfundoi me shifrat 0-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Naci Sensoy.

“Merituam totalisht. Ishim më mirë dhe 11 me 11 lojtarë. Kishim 45 minuta e para disa raste, shtylla dhe Traore. Nuk i dhamë Skënderbeut asnjë rast 100% me kriju. Dhe në pjesën e dytë filluam me ritëm të madh. Mosha mesatare e Laçit, dhe përgatitja që kemi bërë në janar, fizikisht më mirë se Skënderbeu. E treguam jo vetëm fizikisht, por edhe filozofinë e lojës tekniko-taktikisht. Nuk bëhet goli gjithmonë në minutat e para, por edhe në minutat e fundit. Skënderbeu e ka vërtetuar. Kanë fituar 8 ndeshje në sekondat e fundit, kështu është futbolli. Dhe fati, ne e patëm në sekondën e fundit dhe e merituam totalisht.

Mund të thonë se Skënderbeu ishte 99% lider në kampionat dhe a nuk e meritoi kupën? Por objektivi ynë ishte t’i largoheshim Pogradecit. Ishte skuadër shumë serioze, që na bënte problem për vendin e dytë. U thoja lojtarëve, që nuk duhet të ikim prej Pogradecit, por hajde rrëzojmë Skënderbeun. Duke rrëzuar Skënderbeun, logjikisht ikim prej Pogradecit. Vërtetuam që 11 pikë kishte më tepër Skënderbeu. Me atë filozofi, po e shikoni dhe vetë që totalisht merituam edhe Kupën.

Doja të bëja shaka, të vidhja Kupën dhe të ikja në Stamboll. Jam 26 vite trajner i parë me licencë Pro, hera e parë një grup me mesatare 21-22 vjeç. Si kolegj ishim, ma absorvuan të gjithë idenë dhe filozofinë e lojës dhe në fund fituam. Shumë jam kënaqur që kam pasur kështu lojtarësh. Merita më e madhe e lojtarëve, unë kam qenë lider dhe me eksperiencë. Kam udhëhequr grup të shkëlqyer lojtarësh dhe shumë të talentuar.

Traore i kam ndërruar vendin, luante 10. Luajtëm 4-4-1-1. Tresa lart si qendërsulmues. Shumë e vështirë për qendërmbrojtësit që të mbajnë Tresën. Ka shpejtësinë dhe shpërthimin. Shpërthimi i Mbapes sot, shumë i rëndësishëm në futboll. Pra shpejtësia prej 5 metrave deri në 30 metra. E ndërrova vendin e Tresës jo vetëm në këtë ndeshje, por pas Pogradecit e kam ndërruar. Sidomos pas Apolonisë, 0-2 kur fituam jashtë. Dhe Traoren e kam shfrytëzuar si 10 që dublon Tresën. Sot Tresa ishte super në pjesën e parë, në të dytën ra pak fizikisht. Myrta talent i madh. Me mua u bë dhe anëtar i U-21. Ndoshta sot u dogj pak emocionalisht. Na mjaftoi fuqia me Myrtën që nuk ishte në nivel. Si anësor ka bërë 19 gola, po të luante si di ai atëherë Skënderbeu nuk do kishte asnjë shans të fitonte sot.

Çdo trajner ka filozofinë e vet të lojës. Kur erdha, nuk luanin prej toke, ritëm shumë i ulët i lojës. Mesatarja 21-22 vjeç, duhet të përgatiten për të luajtur jo 90 minuta, por 120 minuta. Si ishim dhe sot. Sot dhe 30 minuta ishin gati të luanin me tempo të lartë. Ndryshova dhe pozitat e disa lojtarëve. Pra Tresës, Traores, t’i shfrytëzonim në disa pozita të tjera. Ma absorvuan të gjithë filozofinë e lojës dhe ajo dha rezultat. Falenderim grupit. Nuk mundesh me çdo grup që të absorvohet filozofia e lojës së trajnerit. Kam shansin që pata këtë grup lojtarësh shumë inteligjent dhe talente”, tha Sensoy.

 

Poll

Lexo gjithashtu