Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Pogradeci “blindon” mbrojtjen, përzgjidhet FORMACIONI I JAVËS në Kategorinë e Parë (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Pogradeci “blindon” mbrojtjen, përzgjidhet FORMACIONI I
Pogradeci - Ilria Fushë-Krujë

Java e 27-të e kampionatit të Kategorisë së Parë dhuroi sfida të forta dhe mjaft të bukura në fushë, ku nuk munguan golat dhe spektakli në çdo takim.

Pas përfundimit të kësaj jave, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen më të spikatur, me pankinën që i besohet teknikut të Kukësit, Bledi Kadiu, pas fitores së rëndësishme të verilindorëve ndaj Lushnjes.

Sipas skemës 1-4-3-3, në portë është përzgjedhur gardiani i Korabit, Leon Kozi, i cili mbajti të paprekur rrjetën në përballjen ndaj Skënderbeut.

Reparti i mbrojtjes përbëhet nga katërshja: Vangjel Zguro dhe Samake (Pogradeci), Ersildjo Asllanaj (Apolonia) dhe Wilson (Kukësi). Në mesfushë janë përzgjedhur Stiven Bibo (Laçi), Ikeocha (Luftëtari) dhe Oresti Kasmollari (Kastrioti). Ndërsa në repartin ofensiv rreshtohen Kristi Bespallov (Kukësi), Ledjo Tresa (Laçi) dhe Dejvid Kapllani (Kastrioti).

Pogradeci “blindon” mbrojtjen, përzgjidhet FORMACIONI I
Formacioni i Javës

 

Poll

Lexo gjithashtu