
Nikolin Duka kur firmoste me Korabin 5 vite me pare
Korabi vazhdon me përforcimet në këtë merkato. Dibranët kanë rikthyer në ekip një nga mbrojtësit që para 5 vitesh ka qenë pjesë e tyre.
Nikolin Duka do të riveshë sërish fanellën e Korabit pas 5 vitesh. Pas aventurave të tij me Kukësin, Laçin dhe Vorën do të luajë sërish për dibranët, duke preferuar të qëndrojë në Kategorinë e Parë.
Siç dihet sezonin e kaluar Duka u shpall kampion me Vorën në Kategorinë e Parë. 25-vjeçari në karrierën e tij futbollistike ka luajtur edhe me Devollin dhe Partizanin U-17.
Poll