Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Në prag të duelit në “shtëpi”, Skënderbeu i jep dorën e fundit seancave stërvitore (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Në prag të duelit në “shtëpi”, Skënderbeu i
Skënderbeu

Skënderbeu do të përballet sot në orën 16:00 me Luftëtarin, lojë e cila do të zvillohet në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë. Dueli mes dy ekipeve është i vlefshëm për javën e 18-të të Kategorisë së Parë.

Ndërsa për sfidën e cila pritet të jetë mjaft e "luftuar" nga të dyja skuadrat nuk ka munguar impenjimi maksimal në seancat stërvitore. E kur na ndajnë pak orë përpara se ekipet të zbresin në fushë për të nisur lojën, Skënderbeu ka ndarë me tifozët e tij një postim në rrjetin social “Facebook”.

Në fotot e postuara shikohen lojtarët teksa zhvillojnë edhe seancën e fundit para duelit të sotëm. Pamjet të cila janë shoqëruar edhe me shkrimin: Momente nga stërvitja e fundit para ndeshjes me Luftëtarin.

Në këtë përballje padyshim Skënderbeu do të synojë që të "blindojë" edhe më shumë kryesimin me një tjetër fitore, ndërsa Luftëtari duhet të bëjë "mrekullinë" që të dalë nga “Zona e ftohtë”.

Poll

Lexo gjithashtu