
Pogradeci
Ka mbetur edhe pak më shumë se një javë nga fillimi i edicionit të ri në kampionatet Shqiptare. Më datë 23 gusht do të startojë Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë.
Ekipet e të dyja kampionateve po vijojnë me stërvitjet dhe me ndeshjet miqësore. Një ekip me objektiva të mëdha për sezonin e ri është padyshim edhe Pogradeci, të cilët vijojnë me përgatitjet e tyre.
Të besuarit e Ardian Memës kanë kryer stërvitje edhe ditën e sotme në prag të nisjes së Kategorisë së Parë. Objektivi kryesor i Pogradecit është ngjitja në Superiore për sezonin e ardhshëm.
Poll