Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Nuk na ka dashur fati”, Klevis Hima: Na bënte punë vetëm fitorja, ky ekip është ndërtuar për 6-shen e sipërme

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk na ka dashur fati”, Klevis Hima: Na bënte punë
Klevis Hima

Kastrioti dhe Apolonia u ndalën në barazim me shifrat 1-1 ditën e sotme. Trajneri i krutanëve Klevis Hima doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“Normalisht që në këtë moment që jemi na bënte punë vetëm fitorja. Duke parë dhe ndeshjen paralele Lushnja-Korabi. Ka qenë java më e qetë, sepse ndeshja i fut në presion lojtarët jo drejtuesit. Ishte një javë vendimtare dhe jemi munduar t’i mbajmë lojtarët sa më të qetë.

Fati gjithmonë na vihet kundër. Gjithë javës kemi punuar pavarësisht se nuk na u dha mundësia, në pjesën e parë tentuam shumë. Fusha nga televizori duket shumë mirë, por nuk është. Ne kemi punuar shumë gjithë javës, fusha nuk ishte në gjendje të bësh ato manovra. Më shumë më vjen keq sepse nuk është ndeshja e parë që jemi në këtë situatë, para një jave ishte një ndeshje shumë vendimtare në Peshkopi.

Me gjysmë rasti pësojmë gol, më shumë është pjesa e fatit. Kemi shumë besim se do t’ia dalim në Play Out, pavarësisht se ka dhe një javë. Do të mbarojmë edhe këtë javë dhe më pas do të mendojmë për ndeshjen tjetër. Lojtarët japin shenja, duhet të vazhdojmë përpara. Ky ekip është formuar për gjashtëshen lart, ka kualitet dhe cilësi, pavarësisht se nuk kemi pasur fat”, u shpreh Hima.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga