
Klevis Lushaku
Klevis Lushaku nuk është më lojtar i Valbonës. Palët kanë ndarë mes tyre rrugët pasi nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës sipas “Kategoria e Parë” në Instagram.
Mbrojtësi largohet nga Valbona vetëm pas 1 sezoni, ndërsa ishte një nga lojtarët protagonist në sezonin e kaluar, duke ndihmuar ekipin në ngjitjen në Kategorinë e Parë. 23-vjeçari me Valbonën zhvilloi 20 ndeshje, ku ia doli të shënonte 3 gola.
Kujtojmë se në të kaluarën durrsaku ka luajtur për ekipe si Teuta, Apolonia, Tomori, Vopra Korabi dhe së fundmi Valbona. Mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i tij në sezonin e ri.
Poll