Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Nga supersfida e Skënderbeut te derbi i Myzeqesë, 6 ekipe të Kategorisë së Parë zbresin në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga supersfida e Skënderbeut te derbi i Myzeqesë, 6 ekipe të
Kategoria e Parë

Ditën e sotme nuk do të luhen vetëm ndeshje të Superiores. Gjithashtu do të zbresin në fushë edhe 6 ekipe të Kategorisë së Parë, të cilat do të luajnë fatet e tyre.

Duke nisur prej orës 14:00, do të nisin dy sfidat e para. Iliria pret në shtëpi Korabin, ndërkohë që në “Roza Haxhiu” do të luhet derbi i Myzeqesë, ai mes Lushnjës dhe Apolonisë së Fierit.

Vetëm 3 orë më vonë, do të luhet supersfida e kësaj jave. Skënderbeu do të presë në shtëpi Besën e Kavajës, me këta të fundit që kërkojnë kthesën e shumëpritur.

Këto sfida janë të vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë së Parë.

Poll

Lexo gjithashtu