
Iliria
Sezonin e ardhshëm, Iliria do të jetë pjesëmarrëse në Kategorinë e Parë, pasi në të Dytën u shpall kampione sezonin që lamë pas. Skuadra e Fushë-Krujës pritet të bëjë një tjetër sezon premtues.
Ditën e nesërme, Iliria do të nisë përgatitjet për sezonin e ri, duke e konfirmuar në rrjetet sociale. “Nesër, e hënë ora 18:30 në stadiuminun ‘Fushë-Krujë’ ekipi rifillon përgatitjet për sezonin 2025-2026. Ju mirëpresim”, shkruan Iliria në “InstaStory”.
Skuadra fushëkrujase shpreson që të bëjë një tjetër sezon të magjishëm si ai i kaluari. Gjithashtu, edhe në merkaton aktuale kanë vepruar duke transferuar lojtarë të njohur në Shqipëri.
Poll