
Arena e Demave
Kukësi dhe Oriku do të përballen ditën e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për “play-out” të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, nis në orën 16:00.
Ekipi i verilindorëve do të kërkojë qendrimin në Kategorinë e Parë, pas një sezoni tepër negative. Në krahun tjetër, Oriku ka objektiv ngjitjen në këtë kategori, pasi këtë sezon ishte pjesë e së dytës.
Një duel që pritet të jetë mjaft interesant, për shkak se është i një rëndësie mjaft të madhe për të dyja ekipet. Pritet të shihet se cili mes Kukësit dhe Orikut do t’i shkojë deri në fund objektivit.
Poll