Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Ndryshim i papritur në Kategorinë e Parë, sfida spostohet në kryeqytet

Shkruar nga NEWSPORT
Ndryshim i papritur në Kategorinë e Parë, sfida spostohet në
Arena e Demave

Këtë javë luhet raundi i 20-të i Kategorisë së Parë. Mirëpo, ende pa nisur mirë kjo fundjavë kemi ndryshime të paparashikuara.

Erzeni dhe Burreli do të detyrohen të luajnë në Tiranë, ndryshe nga sa ishte programuar. Shijakasit i presin vizitorët tradicionalisht në “Tofik Jashari”, por këtë javë ndodh ndryshe.

Dueli mes bluve dhe “mbretërorëve” do të  mbahet në stadiumin “Arena e Demave”. Partizani ka gjetur gjuhën e përbashkët me Erzenin, për të lejuar që sfida ndaj ekipit të drejtuar nga Bicaj të zhvillohet në impiantin e “DEmave”. Nuk është gera e parë që klubi nga Shijaku i zhvillon ndeshjet në kryeqytet, pasi kjo ka ndodh dhe në të shkuarën, më saktë në kohën kur vendasit militonin në Superiore.

Përveç stadiumit, edhe orari i sfidës nuk është më i njëjti. E programuar për t’u luajtur në datën 25 janar, kësaj here takimi Erzeni-Burreli do të organizohet të hënën në orën 12:00 në Tiranë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga