Samuel Nikaj
Burreli është një nga skuadrat pretendente për një vend në “Play-Off”, pozicion që të jep mundësinë për të provuar shanset për ngjitjen në Superiore. Skuadra aktualisht ndodhet në vendin e 6-të në Kategorinë e Parë.
Në 17 javë kampionat, matjanët ia kanë dalë të sigurojnë 6 fitore, 5 barazime, ndërsa kanë marrë edhe 6 humbje. Rezultatet këto që sërish e kanë mbajtur në “Play-Off”. Për këtë ndihet me fat Samuel Nikaj.
Trajneri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar se në 20 vite punë fati i mirë e ka zënë te skuadra që i ka dhënë më shumë në futboll.
“20 vite punë dhe fsti i mirë që më ka zënë tek skuadra që më ka dhënë më shumë në futboll”, ka shkruar timonieri i matjanëve.
Poll
