Kategoria e Parë do të luajë ndeshjet e fundit të këtij viti në fundjavë. 6 takime shumë të luftuara dhe të rëndësishme janë në program dhe që priten me emocion.
Kështu java e 17-të e kampionatit do të zhvillohet e ndarë në 2 ditë, të shtunë dhe të dielë, të gjitha përballjet do të startojnë në të njëjtën orë, 13:30.
Të shtunën do të sfidohen Luftëtari – Pogradeci, Korabi – Burreli, Kastrioti – Lushnja dhe Apolonia – Laçi. Ndërkohë dita e dielë ka rezervuar duelet Kukësi – Skënderbeu dhe Besa – Iliria.
AXHENDA e javës së 17-të:
AF Luftëtari – Pogradeci, 20.12.2025, ora 13:30
Korabi – Burreli, 20.12.2025, ora 13:30
Kastrioti – Lushnja, 20.12.2025, ora 13:30
Apolonia – KF Laçi, 20.12.2025, ora 13:30
Kukësi – Skënderbeu, 21.12.2025, ora 13:30
Besa – Iliria, 21.12.2025, ora 13:30
