Pasditen e sotme do të luhet ndeshja përmbyllëse e javës së dytë të Kategorisë së Parë. Një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante, është ajo mes Besës së Kavajës dhe Korabit të Peshkopisë.
Besa kërkon që të konfirmohet si ekip pretendetet, duke marrë parasysh dhe investime, duke kërkuar 3 pikët e dyta për këtë sezon të ri futbollistik në kampionat.
Në krahun tjetër, Korabi kërkon fitoren e parë, pasi në sfidën hapëse barazoi 0-0 përballë Lushnjës. Kujtojmë që kjo sfidë do të startojë në orën 17:00.
Poll