Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Ndërpresin bashkëpunimin me klubin, nga Pogradeci ka dy largime të PAPRITURA

Shkruar nga NEWSPORT
Ndërpresin bashkëpunimin me klubin, nga Pogradeci ka dy largime
Pogradeci

Pogradeci është një nga skuadrat që në këtë merkato ka afruar disa futbollistë cilësorë në mënyrë për të përforcuar ekipin për pjesën e mbetur të sezonit. Por nga liqenorët nuk ka vetëm afrime, por edhe lëvizje në dalje.

Kështu dy largime të papritura kanë ndodhur te skuadra e Emiliano Çelës. Nuk do të jenë më pjesë e Pogradecit lojtarët Santiago Rodriguez dhe Redon Raza. I pari që është nga Venezuela ka luajtur në 20 ndeshje me liqenorët, ndërsa i dyti ka mundur të jetë protagonist vetëm në 9 sfida.

Të dy futbollistët kanë ndërprerë bashkëpunimin me klubin, duke i dhënë fund aventurës së tyre në Pogradec.

Poll

Lexo gjithashtu