Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Mori në dorë “frenat” e ekipit, Ditmar Bicaj flet si trajner i Lushnjes: Krenari të përfaqësoj një qytet me histori në futboll

Shkruar nga NEWSPORT
Mori në dorë “frenat” e ekipit, Ditmar Bicaj flet si
Ditmar Bicaj

Ditmar Bicaj vetëm pak minuta më parë është prezantuar te Lushnja si trajneri më i ri i skuadrës. Ish-i i Burrelit tashmë ka folur si trajneri i lushnjarëve, ndërsa shpehet se për të është privilegj dhe krenari të përfaqësojë një qytet me histori në futbollin shqiptar.

“Pershendetje te gjitheve!Nga Sot kam kenaqesine tju informoj qe jam Pjese e klubit KF Lushnja,per mua marrja e kesaj detyre si Trajner i pare eshte nje vleresim dhe pergjegjesi e madhe sepse do perfaqesoj nje qytet me tradita Historike ne Futboll,Falenderoj Kryetaren e Bashkise Eriselda Sefa dhe Drejtoret Marius Liçka Dhe Marius Sula per Besimin e dhene ,Shpresojme te gjithe se bashku ta ngrejme futbollin lushnjar aty ku i takon,Forca Lushnja !”, ka shkruar Bicaj.

Vlen të theksohet se kjo është aventura e dytë e Bicajt si trajner, pasi në të kaluarën ka drejtuar Burrelin. Ndërkohë nga krahu tjetër Lushnja në këtë sezon ndodhet në vendin e 7-të në kampionat, ku pas 5 javësh ka grumbulluar po kaq pikë.

Mori në dorë “frenat” e ekipit, Ditmar Bicaj flet si
 

 

Poll

Lexo gjithashtu