Kukësi është më një “këmbë” në Kategorinë e Dytë, pasi pas 17 javësh janë të fundit ën Kategorinë e Parë, ku kanë grumbulluar vetëm 9 pikë. Verilindorët po i nënshtrohen një revolucioni të thellë, ndërsa po përballen edhe me bllokimin e merkatos nga FIFA për shkak të detyrimeve ndaj një futbollisti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Deri më tani ka patur vetëm largime dhe i radhës që ka ndarë rrugët me Kukësin është Eni Imami. 33-vjeçari u transferua në verë si “goditja big” e verilindorëve, por largohet vetëm pas disa muajsh.
Futbollisti kryeqytetas siç dihet në të kaluarën kur ka qenë pjesë e Kukësit ia ka dalë të fitojë titullin dhe Kupën e Shqipërisë. Tashmë si një futbollist i lirë në treg, mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i tij i radhës, ndërsa kthehet në një “mundësi reale” për ekipet e tjera të Superiores dhe Kategorisë së Parë.
