
Valbona
Te Valbona kanë marrë fund pushimet. Stafi teknik ditën e djeshme ka zbritur në fushë ekipin për të nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Kategorinë e Parë.
Të gjithë lojtarët janë vënë nën urdhrat e stafit teknik dhe në këtë mënyrë kanë nisur punën për sezonin e ri. Ndërkohë në këtë javë pritet të zyrtarizohet edhe trajneri i ri i skuadrës, ku Rraman Hallaqi me shumë gjasa do të marrë në dorë “frenat” e ekipi tropojanë.
Kujtojmë se nga Valbona janë larguar gjatë kësaj periudhe 3 lojtarë, kadri Birja, Kristi Joti dhe Klevi Lushtaku. Ndërkohë ende nuk ka asnjë zyrtarizim për sezonin e ri, ku pjesë e skuadës janë vetëm ato lojtarë që kanë kontratë me klubin.
View this post on Instagram
Poll