Burreli ka triumfuar në transfertë përballë Lushnjës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu”, përfundoi 0-1. Pas këtij dueli foli edhe trajneri i Lushnjës, Artan Bano.
“E njëjta situatë ka qenë një javë përpara me Fierin. Kishim 3-4 episode që janë të pafalshme për futbollistët tonë. Ne e dimë përgjegjësinë që kemi, për qytetin e Lushnjës dhe futbolldashësit që duan patjetër rezultate pozitive.
Ne jemi munduar t’i shkarkojmë pak nga ana emocionale futbollistët. Prapë është e vështirë. Bëmë ndeshje relativisht të mirë sot, djemtë u munduan shumë. Problem dhe pak fusha, duke pasur parasysh se një ekip të mblidhet mbrapa me 8-9 forca, mos të them gjithë ekipi, krijonte vështirësi.
Gjithsesi, ne prapë duhet ta kishim fituar ndeshjen, duke pasur parasysh episodet e shumta që kishim për të shënuar gol. Mendoj se është shok psikologjik i ekipit tonë, do mundohemi të bëjmë të pamundurën që futbollistët t’i shkarkojmë pak sepse dhe publiku lushnjar kërkon shumë prej tyre.
Janë të ngarkuar nga ana psikologjike. Dhe pikët që kemi lënë në pjesën e parë të kampionatit, duket se kjo na ka futur pak në tension.
Ne kishim sot mungesën e rëndësishme të Ribaudos, nëse do ishte ai në fushë, do ishte loja më e ndryshme. Ka cilësi shumë më të mira, ndoshta se gjithë anësorët që kemi ne. Mendoj se ne sot, bëmë një ndeshje shumë të mirë. As katër javë me skuadrën, jam munduar që të bëjmë maksimumin, imagjino për 4 javë çfarë mund të bësh me një ekip, janë ndërruar edhe dy trajner.
Ndoshta dhe fati, të jemi realistë që për 90 minuta, Burreli gjuajti njëherë dhe shënoi gol. Futbollistët shumë të nervozuar me 11-metërshin e pjesës së parë. U ngarkuan shumë psikologjikisht. Ndikojnë te skuadrat e lojës. Nuk po flasim që gjyqtarët e bëjnë me dashje, njerëz janë, por ndikon.
Publiku dhe tifozeria po na vjen, futbollistët ndoshta ndihen më shumë të tensionuar. Kjo mendoj për momentin. Unë e kam ndeshjen në televizor, do e analizojmë me qetësi, mendoj se ekipi ka pasur ekuilibër. 20 minutat e fundit dolëm pak. Mendoj se relativisht ekipi dha gjithçka për gjithçka në fushë.
Ky është profesioni ynë, që mund të mos marrësh atë që meriton. Mëkat, ai topi drejt portës, ai bën portierin. Nuk shkon më kjo punë, ndeshja është në televizor direkt. Je me kufje, me katër gjyqtarë, po të kishim VAR do ishte më e thjesht”.
Rasti i golit ka qenë një nga futbollistët tonë, që nuk e ka reaguar topin, por dhe i dyti që ka kthyer shpinën. Unë e pashë tani me qetësi, është faji ynë. Dua t’i mëshoj faktit, me sinqeritet, edhe unë jam pjesë e Lushnjës, kam përgjegjësi shumë të madhe, por për 4 javë jam munduar me kolegët e mi për maksimumin e mundshëm.
Të paktën të fusim karakterin, të marrim 110%. Është shumë e rëndësishme, një ekip si Lushnja që jemi mësuar të luajmë futboll, është e vështirë të luash me terren jo të përshtatshëm. Të njëjtën situatë kishim edhe në Fier. Fusha na dëmtoi shumë. Do të punojmë nga ana psikologjike, ne jemi dhe duhet ta shpëtojmë këtë ekip nga rënia.
Një ekip si Lushnja, të vjen keq për publikun dhe interesimin që kanë. Sot dhe mosha e tretë e ka parë ndeshjen në televizor. Ka interes të jashtëzakonshëm. Ne po mundohemi të punojmë maksimalisht, për ta sjellë ekipin në shina profesionalë”, u shpreh Bano.
