Karton i kuq dhe karton i verdhe
Ditën e sotme do të luhet një ndeshje shumë e rëndësishme në Kategorinë e Parë. Iliria dhe Skënderbeu do të sfidohen mes tyre për llogaritë e javës së 14-të.
Sfidë kjo e prapambetur, e cila do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 13:30. Do të luhet në fushë asnjanëse për shkak se klubi nga Fushë – Kruja është i dënuar nga Komisioni i Etikës dhë Disiplinës dhe deri në fund të këtij sezoni të gjitha sfidat do t’i luajë si pritëse larg “Redi malokut”.
Ndërkohë sa i takon arbitrave që do të vendosin drejtësi, është mësuar se kryesorë do të jetë Ditmir Grimci.
ARBITRAT:
Arbitër kryesor:Ditmir Grimci
Asistent 1:Denis Rexha
Asistent 2:Ridiger Çokaj
Arbitër i 4:Bekris Dragusha
Poll
