
Kategoria e Parë
Kategoria e Parë do të luajë ditën e sotme 2 takimet e fundit të javës së 13-të të kampionatit. Duele mjaft interesante që do të startojnë në orën 13:30 dhe luhet në aksin Kukës – Pogradec.
Kukësi do të presë në shtëpi skuadrën e Vorës. Verilindorët pas fitores me Erzenin do të tentojnë një tjetër 3 pikësh për t’iu larguar fundit, ndërsa nga krahu tjetër skuadra e Arian Bellaiut është e dënuar vetëm për rezultat pozitiv për të mbajtur edhe hapin e Besës e Flamurtarit.
Paralelisht do të luhet edhe në Pogradec, ku Pogradeci do të presë në shtëpi skuadrën e Lushnjes. Një duel direkt mes tyre për një vend në “Play-Off”, teksa edhe në klasifikim pogradecarët dhe lushnjarët kanë kuotë të njëjtë pikësh.

Poll