LUSHNJA – APOLONIA 2 – 1 (Kamissoko 36', Kaçanolli 50', Maksuti 70')
Ndeshja:
Është mbyllur me shifrat 2-1 sfida e sotme e Kategorisë së Parë. Lushnja i aka dalë të triumfojë përballë Apolonisë në “Roza Haxhiu”.
Për vendasit golat u shënuan nga Kamissoko në minutën e 36-të dhe nga Kaçanolli në minutën e 50-të. Apolonia nuk u dorëzua pas golit të dytë të pësuar dhe në minutën e 70-të rihapi sfidën.
Maksuti u “harrua” në zonë nga mbrojtësit kundërshtarë dhe tundi rrjetën, duke çuar shifrat nga 2-0 në 2-1. Fierakët gjetën sërish rrugën e rrjetës në minutën e 83-të, por anulohet për pozicion jashtë loje të lotjarit të Apolonisë dhe në këtë mënyrë rezultati mbetet i pandryshuar.
Në minutat e mbetura të dyja ekipet luftuan, po pa mundur të shënojnë gola të tjerë. Pas kësasj fitoreje Lushnja shkon në kuotën e 21 pikëve dhe ngjitet përkohësisht në vendin e 5-të. Ndërkohë nga ana tjetër Apolonia mbetet në kuotën e 15 pikë në vendin e 9-të.
Kategoria e Parë: Java e 15-të
Stadiumi: “Roza Haxhiu”
Arbitër: Daniel Vrapi
Formacioni zyrtare:
Lushnja: Alimuçaj, Hida, Korreshi, Deliaj, Tabaku, Joti, Magani, Kamissoko, Ibrahim, Kouassi, Kaçanolli.
Apolonia: Bushi, Topi, Asllanaj, Trifoni, Hebeja, Repaj, Bejzade, Ndubuisi, Ayivi, Maksuti, Umejiego.
LIVE:
90+4'- Mbyllet 2-1 ndeshja mes Lushnjes dhe Apolonise.
83'- Apolonia gjen sërish golin, por anulohet për pozicion jashtë loje të futbollistit të fierakëve.
70'- Rizgjohet Apolonia. Fierakë ngushtojnë shifrat në 2-1. Maksuti mposht vendasit.
50'- Lushnja gjen golin e dytë. Magani jep një asist perfekt për Kaçanollin, ky i fundit mposht Bushin për 2-0.
46'- Nis pjesa e dytë, Apolonia kërkon të shmangb humbjen.
45+2'- Mbyllet pjesa e parë, Lushnja udhëheq 1-0.
36'- Kaçanolli kroson siç duhet në zonë aty ku Kamissoko çon topin në fundin e rrjetës. Lushnja 1-0.
22'- Tension mes lojtarëve në fushën e lojës.
10'- Lushnja shfaqet sërish rrezikshëm, Kouassi rrëzohet në kufijtë e zonës.
5'- Lushnja krijon rastin e parë, Magani kroson në zonë dhe topi shkon afër shtyllës së portë së Bushit.
1’- Shkelmohet topi i parë në “Roza Haxhiu”, ekipet kërkojnë fitoren.