Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ Penalltia nderon Besën në “frymën e fundit”, kavajasit mposhtin Lushnjën dhe shkëputen nga Flamurtari

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Penalltia nderon Besën në “frymën e fundit”,
Besa - Lushnja

Besa e Kavajës ka fituar përballë Lushnjës në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë përfundoi 1-0.

Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Dos Santos Da Rocha Rubenilson në minutën e 93-të me anë të një penalltie. Ndërsa vlen të përmendet që në pjesën e parë Besa shpërdoroi një tjetër penallti me Mentor Mazrekajn.

Me këtë fitore, kavajasit shkojnë në kuotën e 38 pikëve, duke mbetur në vendin e dytë në renditje. Në krahun tjetër, Lushnja me 21 pikë mbetet në vendin e 6-të.

BESA 1 – 0 LUSHNJA (Dos Santos 93')

Katgoria e Parë: Java e 16
Stadiumi: “Egnatia Arena”

Formacionet zyrtare:
Besa: Mehidri, Kapo, Spahiu, Mellugja, Abdullai, Mazrekaj, Dos Santos, Murja, Oliviera, Stafa, Goxha. Trajner: Mirel Josa.
Lushnja: Alimuçaj, Hida, Korreshi, Deliaj, Tabaku, Joti, Magani, Kamissoko, Willie, Kouassi, Kaçanolli. Trajner: Erion Xhafa.

LIVE:
90+3' GOL BESA! Shënon Dos Santos.

59' Besa pranë golit, Lushnjën e shpëton shtylla.

45+4'-  Mbyllet 0-0 pjesa e par mes Beses dhe Lushnjes. 
44'- Tjetër zhgënjim te Besa, Spahiu godet nga distanca, por topi përplaset në traversë.

34'- Penalltine e merr përsipër Mentor Mazrekaj, kapiteni godet shtyllën dhe humbet rastin e artë.

32'- Penallti për Besën. 

31'- Kreshnik Cjapi shkon ta shikojë rastin në VAR.

28'- Te Besa pretendojnë për prekje të topit me dorë në zonë.

23'- Raste nga njëra portë në tjetrën, por futbollistën nuk i shfrytëzojnë siç duhet mundësitë.
6'- Besa e nis vrulshem sfidën, kavajasit provojnë të surprizojnë Lushnjen.

1’- Starton dueli në Rrogozhinë, Besa e Lushnja “kokë më kokë”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga