Iliria dhe Skënderbeu do të përballen ditën e nesërme në kuadër të javës së 14-të të Kategorisë së Parë, ndeshje e prapambetur. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nis në orën 13:30.
Ndërkohë klubi i Ilirisë ka njoftuar tifozët e saj se kjo ndeshje do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kjo për shkak të vendimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së.
REAGIMI I ILIRISË:
Njoftojmë opinionin sportiv dhe tifozërinë tonë se ndeshja e ditës së nesërme Iliria vs Skënderbeu do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve, sipas vendimit të organeve kompetente. Me keqardhje për mungesën e tifozërisë sonë, e cila ka qenë gjithmonë mbështetja jonë më e madhe. Jemi të bindur se, pavarësisht kësaj mungese, skuadra do të japë maksimumin në fushë. Së bashku kthehemi më të fortë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

