Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

KATEGORIA E PARË/ Pogradeci “sheh” nga kreu i klasifikimit, Laçi “fut” në krizë Skënderbeun (RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E PARË/ Pogradeci “sheh” nga kreu i klasifikimit,
Kategoria e Pare

Ditën e djeshme është mbyllur java e 16-të e Kategorisë së Parë me ndeshjen e fundit të zhvilluar mes Lushnjes dhe Besës. Besa e Kavajës regjistroi fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi triumfoi në transfertë ndaj Lushnjes me rezultatin minimal 1-0. Pas këtij triumfi ekipi i Gugash Maganit ngjitet në vendin e 8-të me 20 pikë, ndërsa Lushnja mbetet në vendin e 10-të me 4 pikë më pak.

Në duelin më të fortë të javës, Laçi mposhti Skënderbeun në shtëpi 2-1, duke ngushtuar diferencën në vetëm 4 pikë me korçarët, që kryesojnë kampionatin me 34 pikë dhe kanë edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Me të njëjtin ritëm po ecën edhe Pogradeci, i cili këtë fundjavë mundi Kukësin 2-0. Liqenorët renditen në vendin e tretë, me një pikë më pak se Laçi i vendit të dytë, me kurbinasit që kanë 30 pikë.

Korabi arriti një fitore të rëndësishme, duke mposhtur Apoloninë në Fier me rezultatin e thellë 3-0. Pas këtij rezultati ekipi nga Peshkopia shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e 7-të, ndërsa fierakët mbeten me 22 pikë në vendin e 4-të.

Dy ndeshje u mbyllën në barazim në javën e 16-të të Kategorisë së Parë, Iliria – AF Luftëtari 1-1 dhe Burreli – Kastrioti 0-0. Krutanët me pikët e marrë janë të 5-tët në renditje, me 22 pikë, ndërsa gjirokastritët mbeten të parafundit me 11 pikë. Nga ana tjetër Burreli ndodhet në vendin e 9-të me 20 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e 6-të me 21 pikë.

KATEGORIA E PARË/ Pogradeci “sheh” nga kreu i klasifikimit,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu