Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Raste të dyshimta në Iliria - Luftëtari, Emanuela Rusta "nxiti" PROTESTAT e vendasve (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Raste të dyshimta në Iliria - Luftëtari, Emanuela Rusta
Pamje nga momentet

Iliria dhe Luftëtari barazuan të shtunën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Luzit, përfundoi me shifrat e barabarta 1-1.

Megjithatë, pakënaqësitë kanë qenë të shumta nga vendasit për gjykimin e kësaj ndeshje dhe arbitren kryesore, Emanuela Rusta. Me vendimet e saj, kjo e fundit shkaktoi shumë polemika dhe “nxiti” protestat e ekipit të Ilirisë.

Një moment ishte një gol i anuluar për skuadrën nga Fushë-Kruja, pas një dalje të portierit të Luftëtarit. Ndërsa rasti tjetër është një ndërhyrje brenda zonës së gjirokastritëve, por që sipas Rustës ishte e rregullt dhe nuk kishte penallti.

Këto dy raste disi të dyshimta, sollën edhe pakënaqësi nga pala “pritëse”, të cilët megjithatë ia dolën që të merrnin 1 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu